Xhemal Qefalisë s’i dha PS mandat, por i jep të vëllait 1 Miliard Lekë për restorantin në Dajt

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.11.2025, 16:13

Shëndetësia, ky thesar korruptiv shtetëror, një pulë e artë, vezës e të cilës i jepen oligarkëve të çdo fushe nëpërmjet tenderave publikë.

Pavarësisht se Xhemal Qefalia mbeti pa mandat këtë vit zgjedhor, vëllezërit e tij po krimben me para nga çdo sektor publik.

Bëhet fjalë për kontratën “Gatim dhe shpërndarje ushqimi (Catering) për Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik ‘Mbretëresha Geraldinë’ të drejtuar nga Eliona Demaliaj.

Kompania “Dajti Park 2007” depozitoi një ankesë zyrtare pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) më 27 qershor 2025, duke kërkuar ndryshimin e dokumenteve të tenderit.

KPP pranoi pjesërisht ankesën e kompanisë, duke detyruar autoritetin kontraktor që të modifikojë dokumentet e tenderit sipas vërejtjeve të “Dajti Park 2007”.

Por historia nuk mbaron këtu…

Në një mbledhje tjetër më 2 shtator 2025, KPP u rikthye sërish te ky tender, duke lëshuar një vendim të dytë, nr. 1173, po në datën 18.08.2025, ku theksohej se: Autoriteti kontraktor nuk mund të vijonte me hapat e mëtejshëm të tenderit, dhe duhej të zbatonte plotësisht udhëzimet e KPP-së.

Pra, tenderi i “Mbretëreshës Geraldinë” është bërë objekt ankesash, korrigjimesh dhe ndërhyrjesh të përsëritura, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si u zhvillua një proces që përfshin shërbime jetike për pacientet dhe nënat e reja në spitalin më të madh obstetrik në vend.

Pavarësisht gjithë këtij ngërçi burokratik, “Dajti Park 2007” doli fituese, duke siguruar kontratën 1 Miliardëshe për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit në spital.

Si është e mundur që një kompani që ankohet për dokumentet e tenderit të përfundojë duke fituar vetë atë?

A po përdoren ankesat si mjet presioni për të ndryshuar kushtet e garës në favor të vetë subjektit?

Screenshot

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit