Pas fitores në zgjedhjet lokale, Bilall Kasami kryetar i ardhshëm i VLEN-it?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.11.2025, 15:58

Pas rezultateve pozitive në zgjedhjet lokale, ku koalicioni VLEN ka siguruar fitore në shumicën e komunave me shumicë shqiptare, brenda koalicionit kanë nisur diskutimet për strukturimin e ri të udhëheqjes.

Sipas mediave ne Maqedoni, brenda VLEN-it, pas përfundimit të procesit zgjedhor, pritet të ketë riorganizim të brendshëm dhe të caktohet kryetari i ri i koalicionit.

Emrat që përmenden më shpesh si pretendentë për këtë post janë Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, të cilët shihen si dy figurat më të fuqishme politike brenda VLEN-it.

Megjithatë, sipas burimeve tona, Bilall Kasami pritet të marrë drejtimin e koalicionit dhe të jetë lideri i ardhshëm i tij. Kasami është dëshmuar si një kryetar I sukseshëm dhe ka një pastërti politike pas vete. Vendimi pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, pas takimeve të organeve drejtuese të koalicionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit