“Mond Konini, sekseri i Maks Haxhisë në zarfat 3000€ të avokatisë ka emëruar dhe të bijën gjykatëse!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.11.2025, 15:14

Në një denoncim të mbërritur pak ditë më parë në redaksinë e JOQ u hodhën dhe zbardhën akuza të forta për Dhomën e Avokateve, e drejtuar e monopolizuar nga Maks Haxhia dhe sekserin e tij Mond Koninin.

Për të marrë licencën e avokatisë, shpjegonte denoncuesi, duhet të shkosh personalisht, ndërsa pazari i licencave shkon nga 1 deri në 3 mijë euro nën dorë, sipas burimeve pranë institucionit. Sekserët e Maksit, përfshirë Mond Koninin me shokë, thuhet se menaxhojnë këtë proces.

Në këtë skemë të dyshimtë, Konini, sipas burimeve “menaxhon” procesin së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Ndërkohë, vajza e tij, Enxhi Konini, është caktuar gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor në tetor 2025.

Ky denoncim ka ndezur debat të fortë në radhët e juristëve, të cilët kërkojnë transparencë dhe hetim të menjëhershëm mbi mënyrën se si po jepen licencat e reja të avokatisë në Shqipëri dhe funksionin e frikshëm të nepotizmit në fushën e drejtësisë në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit