Kocesionari kujtohet të rregullojë urën në Brar vetëm pasi rasti bëhet publik

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.11.2025, 15:09

Disa ditë më parë, raportuam se pas një aksidenti te ura e Brrarit përgjatë rrugës së Arbrit, bariera e kësaj ure ishin lënë të çmontuara nga firma koncesionare, e cila për një javë rrezikoi jetën e kujtdo që kalon këtu.

Pasi rastin e bëmë publik, duket se konçesionarin e ka “zënë sedra” dhe është kujtuar të bëjë punën e tij.

Në fakt kjo është detyra dhe asgjë më shumë, pasi për këtë paguhet nga taksat e popullit, por duhet theksuar se neglizhenca është në maksimum.

Pyetja që mbetet është: Po sikur rasti të mos ishte bërë publik, a do të ishte rregulluar sot kjo urë?

Ura një javë pas aksidentit:

Ura e rregulluar pasi rasti u publikua nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit