Policia e Becit i sekuestroi qenin pa arsye, shkodrania: Ma ktheni, është familja ime

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.11.2025, 13:07

Një qytetare nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar veprimet e Policisë Bashkiake Shkodër, e cila sipas saj i ka sekuestruar qenin nga banesa pa asnjë arsye të justifikuar. Ajo tregon se në momentin që ka kërkuar ta marrë mbrapsht kafshën, është shoqëruar në polici, sikur të kishte kryer ndonjë vepër penale.

Pas ngjarjes, qytetarja ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Bashkinë Shkodër, konkretisht në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale dhe Strehimit, ku kërkon që qeni t’i kthehet në banesën e saj. Sipas saj, kafsha nuk ka qenë problematike dhe është pjesë e jetës së saj të përditshme. “E dua si pjesë të familjes sime, nuk meriton të mbahet larg pa asnjë justifikim”, shprehet ajo.

Në fund, ajo u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë për të korrigjuar këtë padrejtësi dhe për t’i kthyer kafshën në shtëpi. “Kërkoj vetëm drejtësi dhe kthimin e qenit tim. Nuk ka bërë keq askujt”, përfundon ajo në reagimin për JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit