Policia në Prizren sekuestron tre patenta për tejkalim të shpejtësisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.11.2025, 12:36

Njësitet e Trafikut Rajonal në Prizren kanë sekuestruar tre patentë shoferi pas shkeljesh të rënda të kufirit të lejuar të shpejtësisë. Operacioni u realizua më 29 dhe 31 tetor 2025, duke përdorur vetura inteligjente, radarë mobil dhe radarë statik.

Gjatë kontrolleve në zonën me shpejtësi të kufizuar 50 km/h, janë regjistruar shpejtësi prej 104 km/h, 107 km/h dhe 140 km/h.

Dy shoferë janë gjobitur me 500 euro, kanë marrë 5 pikë negative dhe u është ndaluar drejtimi i mjetit për 6 muaj, ndërsa një shofer tjetër është gjobitur me 300 euro, ka marrë 3 pikë negative dhe ndalim të drejtimit për 3 muaj.

Policia ka bashkëngjitur fotografi, video-incizime dhe fletëparaqitje zyrtare të kundërvajtjeve. Autoritetet apelojnë tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të rrisin ndërgjegjësimin për sigurinë rrugore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit