Policia e Kosovës kërkon që të furnizohet me pizhame dimri dhe çorape termike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.11.2025, 11:04

Policia e Kosovës pak ditë më parë ka hapur tenderin e radhës.

Këtë herë, është planifikuar që punonjësit e Policisë së Kosovës të furnizohen me pizhame dimri dhe çorape termike.

Vlera e parashikuar, fillimisht për këtë tender është 333 mijë euro.

“Operatori ekonomik duhet të dorëzojë një mostër për së cilën pjesë dhe secilin artikull sipas specifikave tekike të kërkura në dosje të tenderit, në ditën e hapjes së ofertave deri në orën 14 00, ndërsa mostra për të gjitha pjesët duhet të dorëzohet palë”, thuhet mes tjerash në njërën nga kërkesat e specifikuara.

Afati i fundit për pranim të tenderëve ka qenë 26 tetor, i këtij viti.

“Operatori ekonomik duhet të ofrojë atestet nga një laborator i akredituar, për të gjithë artikujt për pjesën 1 dhe 2 sipas specifikacioneve teknike te Aneksi 1, Certifikata duhet të posedojë linkun e faqes për verifikim online të validitetit të certifikatave, një email dhe AK posedon të drejtën për verifikim të çdo dokumenti”, thuhet në kërkesat e paraqitura përmes E-prokurimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit