Bajrami: S’ka vend në LDK për Vjosa Osmanin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.11.2025, 10:59

“Vjosa Osmani është personi fajtor kryesor pse LDK-ja në vitin 2021 ka rënë në 12 për qind”, ka deklaruar Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila thotë se presidentja e vendit nuk ka më vend në këtë subjekt politik.

Bajrami tha se qëndrimi i saj është personal, por i prerë.

“Sipas meje personalisht, Vjosa Osmani është personi fajtor kryesor pse LDK-ja në vitin 2021 ka rënë në 12 për qind. Ju rikujtoj deklaratën e saj se ‘nëse ajo nuk është në LDK, nuk është në politikë’. Vjosa Osmani nuk ka vend në LDK”.

Bajrami shtoi se rikthimi i mundshëm i Osmanit do të ishte ofendim për votuesit besnikë të LDK-së.

“Nëse do të kthehej në LDK, LDK do t’i ofendonte dhe, në një mënyrë, do t’i përjashtonte votuesit e saj të besueshëm — ata që kanë qenë me partinë në kohë të mira e të vështira. Kjo do të ishte kundër vullnetit të tyre”, deklaroi Bajrami.

Ajo tha se tema nuk është diskutuar në forumet e partisë, por që qëndrimi i saj mbetet i qartë:

“Me dëshirë, kurrë votë për Vjosa Osmanin nuk ka. I ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh LDK-së”, tha Bajrami.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit