Tuneli i Llogarasë, pas ministres Balluku SPAK thërret edhe kreun e ARRSH-së Gjyli

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.11.2025, 09:17

Pas ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, u paraqit këtë të hënë në SPAK. Ai ishte i shoqëruar me avokat dhe pritet t’i komunikohet akuza në lidhje me hetimet për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Gjyli ishte i pranishëm edhe gjatë muajit maj në SPAK, kur u mor i pandehur për disa procedura tenderash të kryera nga institucioni që ai drejton. Gjyli u zgjodh në krye të ARRSH-së në mars 2024, pas arrestimit të Evis Beberit, dhe më parë mbante postin e nëndrejtorit të këtij institucioni.

Ministrja Belinda Balluku u paraqit në SPAK të premten, ku iu komunikua akuza për shkelje të barazisë në tenderat publikë, lidhur me procedurën për shpalljen e kompanisë fituese në tunelin e Llogarasë. SPAK njoftoi se Balluku është marrë në hetim për procedurën e prokurimit të aksit Orikum-Himarë, pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, ku janë evidentuar shkelje në zhvillimin e tenderimit.

Procedura fillestare e tenderit u zhvillua më 11 dhjetor 2020, por më pas u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 190 milionë euro pa TVSH, duke u renditur si një nga më të kushtueshmit në vend. SPAK thekson se hetimet janë ende në fazë paraprake dhe drejtuesit e institucioneve janë thirrur për të sqaruar përgjegjësitë në këtë proces.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit