Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.11.2025, 08:59
Një banore nga Yzberishti denoncon mungesën e ujit në banesën e saj prej katër ditësh, pas dëmtimit të tubacionit gjatë punimeve në rrugë. Sipas saj, pak muaj më parë, punonjësit e UKT-së kishin ndërhyrë për të rregulluar tubat e ujit, ndërsa disa ditë më parë ekipet e rrugëve shtruan asfaltin mbi kanalin ku kalonin tubat.
Banorja tregon se i kishte paralajmëruar punëtorët se kanali ishte i cekët dhe se mund të dëmtohej rrjeti i ujësjellësit, por paralajmërimi i saj nuk u mor parasysh. Si pasojë, tubi u ça dhe prej disa ditësh ajo është pa ujë, ndërsa shprehet e zhgënjyer që asnjë përfaqësues i UKT-së nuk ka ndërhyrë për ta rregulluar defektin.
Mesazhi denoncues i banores:
Jam një qytetare nga Yzberishti. Para 2 apo 3 muajsh na kanë ardhur për të na rregulluar tubat e ujit ata të UKT-së. Para 5 ditësh erdhën dhe na shtruan këtu asfaltin ata të rrugës. U thashë me kujdes se është i cekët kanali që kanë hapur dhe se do ta dëmtoni tubin e ujit. Dhe këta ma kanë çarë tubin kam prej 4 ditësh pa pikë uji në shtëpi. Askush nuk vjen nga UKT për të ma rregulluar tubin.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR