Një situatë e pazakontë dhe njëkohësisht shumë e rrezikshme është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në një nga rrugët e Tiranës.
Nga pamjet e siguruara nga qytetarët shihet një burrë i shtrirë në mes të korsi, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe rrezikuar seriozisht sigurinë rrugore.
Personi, i veshur me rroba të errëta, qëndron i shtrirë në mënyrë tërthore mbi asfalt, ndërsa makinat detyrohen të ndalojnë ose të manovrojnë me vështirësi për ta shmangur.
Në një moment, një drejtues mjeti zbret dhe tenton të komunikojë me burrin për ta bindur të largohet nga rruga, por pa rezultat.
Ende nuk dihet nëse veprimi i tij lidhet me probleme të shëndetit mendor, gjendje të dehur apo ndonjë arsye tjetër.
Shënim: Redaksia e JOQ Albania nuk ka informacion mbi gjendjen shëndetësore apo identitetin e personit të përfshirë. Qëllimi i publikimit është informimi i opinionit publik për situata që mund të rrezikojnë sigurinë rrugore.