Dy persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë proceduar penalisht në Malësi të Madhe, pas zbulimit të një aktiviteti të organizuar për kultivimin e bimëve narkotike. Policia njofton se gjatë kontrolleve në tre ambiente të përshtatura për kultivim dhe tharje në fshatin Hot, janë gjetur dhe sekuestruar 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1.8 kilogramë lëndë narkotike në proces tharjeje, si dhe pajisje të shumta ndihmëse si 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë.
Në pranga kanë rënë Lazer Pepaj dhe Sandër Pepaj, ndërsa në kërkim është shpallur Kristjan Pepaj, i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë rrjetin e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.Gjithashtu, janë ndaluar punonjësit e OSHEE-së Gëzim Hoxha, Lodovik Vulaj, Xhuljano Çeraj dhe Adil Selmanaj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” të kryer në bashkëpunim.
Ata dyshohen se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në ambientet ku kultivohej kanabisi. Policia e Malësisë së Madhe po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.