Rastet e pakujdesive në rrugë dhe parakalimeve të gabuara po shtohen ndjeshëm në Tiranë, duke u kthyer në një rrezik real për jetën e qytetarëve dhe për sigurinë e trafikut.
Një qytetar ka denoncuar një ngjarje të ndodhur së fundmi pranë rrethit të Freskut, ku një shofer ka kryer një manovër të rrezikshme, duke rrezikuar përplasjen me një automjet tjetër .
Sipas qytetarëve, ngjarje të tilla janë bërë pothuajse të përditshme, si pasojë e mungesës së kontrollit policor, mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, por edhe kulturës së ulët të drejtimit të automjeteve.
Institucionet përkatëse duhet të marrin masa për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe disiplinën në rrugë, përpara se pakujdesia e shoferëve të papërgjegjshëm të marrë jetë njerëzish.