Qytetarët e zonës së Kombinatit, pranë tregut të frutave dhe perimeve, kanë denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e disa pallateve të braktisura.
Ata thonë se ndërtesat që u shpallën të pa banueshme që pas tërmetit, nuk janë shembur por janë kthyer në grumbuj mbeturinash, duke sjellë erë të keqe dhe rrezik për shëndetin.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të autoriteteve për të parandaluar rrezikun dhe për të përmirësuar higjienën në zonë.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje si jeni pash ate videon qe pallatet qe kane dal te pa banushme nga termeti nuk esht prishurt nuk esht ai i vetmi ka disa qe sjan prishur dhe jan kthyer ne kosha plerash. Pallati nodhet ne kombinat tek tregu
Pallati ka qe ne 2019 qe ka dal i pa banushem edhe nuk jeton njeri keto 6 vite nuk ka ardhur njeri as per ta par jo edhe per ta prishur ose pastruar esht kyther ne nevojtore per qytetaret edhe per minjt vjen shum er e keqe pallati ndodhet ne kombinat tek tregu fruta perime
