Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me arrestimin e një 45-vjeçari nga policia e Komisariatit Nr. 6 në Tiranë. Sipas policisë, përplasja nisi kur një 35-vjeçar e goditi të arrestuarin me grusht, ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke e qëlluar me thikë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasin M.L., 45 vjeç, dhe materialet u referuan në Prokurori për procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.M., 35 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës E.M.,” njoftoi policia. Aktualisht 35-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore ndaj të dyve, ndërsa hetimet për rrethanat dhe motivet e përleshjes vazhdojnë.