Tubat e çarë prej 6 muajsh, banorët e Hidrovorit i ka mbuluar uji

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.11.2025, 10:17

Në fshatin Hidrovor, në zonën e Hamallajt, prej muajsh vazhdon një problematikë e rëndë me rrjedhjen e ujit të pijshëm.

Tubat e çarë kanë shkaktuar daljen e ujit në sipërfaqe, duke mbushur rrugën me ujë dhe krijuar vështirësi për qarkullimin e banorëve.

Sipas banorëve të zonës, situata është e tillë prej më shumë se gjashtë muajsh, por autoritetet s’kanë marrë asnjë masë për riparimin e defektit.

Pavarësisht denoncimeve të përsëritura, ende nuk ka ndërhyrje nga autoritetet përgjegjëse, ndërsa rrjedhja e ujit vijon të dëmtojë infrastrukturën dhe furnizimin normal me ujë të pijshëm.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje! Doja tju shkruaja per nje shqetsim ne fshatin Idrovor , hamallaj, ku jane care tubat e ujit te pishem dhe sic e shikoni dhe vete rruga eshte mbushur plot me uje nuk vjen askush ta bllokoj! Ka me shume se 6 muaj a 1 vite kjo gjendje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit