Masakra e hakmarrjes në Greqi, i moshuari: Në ’55-tën na masakruan për një pikë ujë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.11.2025, 10:04

Në prag të shtëpisë së tij, 90-vjeçari Giannis Fragiadakis, një figurë e njohur dhe e respektuar në komunitetin malor të Kretës, shpreh ankthin e tij të thellë për ngjarjet e fundit që kanë tronditur zonën. I moshuari, që ka përjetuar tragjedinë e përgjakshme të vitit 1955, frikësohet se historia po përsëritet. “Kam frikë se do të përjetojmë të njëjtat gjëra. Në '55-tën na masakruan për një pikë ujë. Dhe tani, gjaku po derdhet përsëri kot,” rrëfen ai për protothema.gr, me zërin që dridhet nga kujtimet dhe ankthi.

Fragiadakis kujton me dhimbje periudhën e dhunshme të rinisë së tij, kur grindjet mes familjeve kretane shndërroheshin në tragjedi. “Atëherë nuk kishte polici, të gjithë merrnin drejtësinë me armë. Fëmijët i fshehëm në bodrume, burrat u vranë, familjet u shkatërruan,” thotë ai, duke parë ngjashmëri të frikshme mes së kaluarës dhe tensioneve të sotme. Sot, në pleqëri, ai bën thirrje për ndërhyrje urgjente të autoriteteve dhe vendosjen e shtetrrethimit, për të shmangur një cikël të ri dhune.

“Fshati është gati të shpërthejë. Dua policinë, dua rend. Këtu nderi dhe arsyeja vlejnë më shumë se jeta kur shkëndija ndizet, nuk shuhet lehtë,” paralajmëron Fragiadakis, duke i bërë apel institucioneve të veprojnë para se gjaku të derdhet sërish.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit