Mister në Shpellën e Kopiles në Leskovik, gjenden kocka të dyshuara si njerëzore

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.11.2025, 22:37

Një zbulim i pazakontë dhe tronditës është bërë në Shpellën e Kopiles, në Leskovik, ku janë gjetur mbetje kockore të dyshuara si njerëzore.

Sipas informacioneve paraprake, mbetjet janë zbuluar gjatë një ekspedite nga disa qytetarë shqiptarë në brendësinë e shpellës, në një thellësi që shkon mbi 100 metra. Kockat janë gjetur në zonën e liqenit termik, i cili u bë i njohur disa muaj më parë pas eksplorimit nga një grup speleologësh çekë.

Ngjarja është raportuar menjëherë në polici, e cila ka nisur hetimet dhe ka ngritur grupin hetimor për sqarimin e rrethanave. Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor të Korçës.

Ekspertë të kriminalistikës pritet të kryejnë analiza laboratorike për të përcaktuar nëse mbetjet i përkasin një ose më shumë personave, si dhe kohën e mundshme të dekompozimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit