Vrasja në Selenicë/ Shpallet në kërkim kushëriri i viktimës, dyshohet si autor i ekzekutimit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.11.2025, 22:45

Zbardhen detaje të reja nga vrasja që tronditi mbrëmjen e së shtunës fshatin Gjorm të Selenicës, ku 36-vjeçari Dalan Alliaj u qëllua për vdekje me 6 plumba në trup.

Sipas Policisë së Vlorës, autori i dyshuar i vrasjes është kushëriri i tij, Bertil Alliaj, një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë i përfshirë në masakrën e Çoles të ndodhur në vitin 2015, ku mbetën të vrarë tre të rinj.

Hetimet paraprake tregojnë se viktima kishte shkuar në fshatin Gjorm për të vizituar të afërmit e tij, por gjatë qëndrimit atje është qëlluar me armë zjarri, dyshohet nga vetë kushëriri i tij.

Pas ngjarjes, Bertil Alliaj është larguar me shpejtësi drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se po fshihet. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli, ndërsa po vijon kërkimet intensive për ta kapur.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Vlorës bën me dije:

“Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A. Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.”

Dalan Alliaj, me banim në Levan të Fierit, rezultonte pronar i një pike tregtimi të pjesëve të këmbimit për automjete në zonën e Levan Allidagut. Ai u gjet i plagosur rëndë nga familjarët, të cilët e transportuan drejt spitalit të Vlorës, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë.

Pamje të publikuara më herët nga JOQ Albania tregonin momentin kur trupi i pajetë i 36-vjeçarit mbërrin në spital.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motivit të kësaj vrasjeje që ka tronditur zonën e Selenicës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit