Bulevardi i ri i Tiranës pushtohet nga mbeturinat , asnjë pastrues në horizont

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.11.2025, 22:16

Një denoncim i bërë nga banorët e bulevardit të ri të Tiranës ka nxjerrë në pah një situatë shqetësuese përsa i përket pastrimit të mbetjeve urbane. Sipas tyre, prej disa javësh mbeturinat nuk janë pastruar, duke krijuar një ambient të ndotur dhe të papërshtatshëm për jetesë.

Në pamjet e mbërritura nga qytetarët duken qese të shumta mbeturinash të grumbulluara pranë trotuareve dhe kazaneve të tejmbushura.

Banorët shprehen se kanë bërë disa herë kërkesa për pastrim, por gjendja mbetet e pandryshuar. Ata i bëjnë apel Bashkisë së Tiranës që të ndërhyjnë menjëherë për të rikthyer higjienën në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit