Plagoset me armë zjarri një 36-vjeçar në Selenicë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.11.2025, 20:42

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë, ku një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Sipas raportimeve paraprake, 36-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë. Bëhet me dije se ai është nga Levani i Fierit, por kishte shkuar në Gjormë për të vizizuar një të afërm të tij.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e autorit.

Vijon...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit