“Një vajzë iu afrua makinës sime dhe spërkati me ujë gomën! Ritual apo magji?!”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.11.2025, 19:58

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar një rast të pazakontë, të filmuar pasditen e djeshme nga kamerat e biznesit të tij.

Në videon që ai ka dërguar, shihet një vajzë e re që i afrohet makinës së parkuar, shikon pas për t’u siguruar se nuk po e sheh askush, dhe më pas derdh ujin që mban në një shishe në gomën e përparme të mjetit.

Veprimi i saj ka ngritur dyshime tek qytetari, i cili thotë se nuk e njeh vajzën dhe nuk gjen asnjë arsye logjike për sjelljen e saj.

Ai shprehet se skena i është dukur e çuditshme dhe e ngjashme me ndonjë lloj rituali apo magjie, duke e cilësuar ngjarjen “shqetësuese dhe të pakuptueshme”.

Mesazhi i plotë i qytetarit për JOQ Albania:

“Mirëmbrëma JOQ! Kjo video është regjistruar dje pasdite në orën 17:31 në Durrës. Vajza që shihet në video spërkat gomën e makinës sime me një shishe uji. Kamerat janë të biznesit tim privat. Më duket shqetësuese fakti që ajo hedh ujin te goma, s’më duket veprim normal. Nga pamjet shihet se ajo ruhet, kthen kokën prapa, dhe më pas e kryen veprimin. Nuk e njoh vajzën, nuk na shkon në mendje kush mund të jetë. Na ka shokuar, sepse nuk ka asnjë arsye pse dikush do të bënte diçka të tillë, përveç nëse është ndonjë ritual apo magji. Urojmë të sqarohet dhe të mos ketë ndonjë ndikim negativ tek askush.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit