Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia në Shijak, pasi dyshohet se ka dhunuar një mjek.
Burime nga policia me dije se shtetasi F.K. ka goditur me grusht 34-vjeçarin A.D., mjek i shërbimit të Radiologjisë në Qendrën Shëndetësore të Shijakut.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që kanë çuar 49-vjeçarin drejt kryerjes së këtij akti, ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, ka goditur me grusht, mjekun A. D., 34 vjeç.