“Xhaka na jep besim”, trajneri i Sandërlendit vlerëson mesfushorin shqiptar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.11.2025, 16:54

Granit Xhaka po kalon një formë të shkëlqyer në sezonin e tij të parë me Sunderlandin, duke u kthyer menjëherë në një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës angleze. Performancat e tij të qëndrueshme dhe lidershipi në fushë kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, përfshirë edhe trajnerin Regis Le Bris, i cili nuk i ka kursyer elozhet për mesfushorin me origjinë shqiptare.

“Graniti gjithnjë drejton me shembull. Na jep besim dhe shpresë. Ai beson se gjithmonë mund të fitojmë, dhe këtë e përcjell tek skuadra në dhomën e zhveshjes. Është një lojtar që e dëshiron ta ndjekësh,” – deklaroi Le Bris për mediat britanike.

33-vjeçari ka zhvilluar 9 ndeshje këtë sezon, ku ka dhuruar 3 asiste, duke u bërë një nga lojtarët më produktivë të mesfushës. Përveç kontributit në lojë, Xhaka po shquhet edhe si udhëheqës i vërtetë, që motivon dhe udhëzon bashkëlojtarët brenda dhe jashtë fushës.

Sipas mediave angleze, eksperienca e tij e gjatë në Premier League dhe te Kombëtarja zvicerane po ndihmon ndjeshëm skuadrën e Sunderlandit, që synon rikthimin në elitën e futbollit anglez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit