Qytetarit në Durrës i bie portofoli, burri me biçikletë e merr pa e vrarë ndërgjegjen!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.11.2025, 15:28

Një qytetar nga Durrësi ka dërguar një video në redaksinë e JOQ, ku shihet momenti kur një person me biçikletë merr një portofol të rënë përballë një lokali dhe largohet me shpejtësi. Sipas qytetarit, portofoli përmbante një shumë lekësh, si dhe sende personale të rëndësishme, përfshirë kartën e identitetit, patentën dhe kartat bankare.

Ai tregon se kur është kthyer për t’i marrë, portofoli nuk ka qenë më aty, dhe pas verifikimit të kamerave të sigurisë ka zbuluar veprimin e personit në fjalë. Qytetari i bën thirrje personit që ka marrë portofolin ta rikthejë në vendin ku e ka gjetur, përndryshe ai do të detyrohet të bëjë denoncim zyrtar në polici.

Ai shpreson që apelit të tij t’i përgjigjet ndershmëria dhe të mos detyrohet të ndjekë rrugën ligjore.

DENONCIMI I QYTETARIT:

Përshëndetje JOQ! Sot në Durrës më ka rënë portofoli përballë një lokali, me lekë dhe sende personale (kartë identiteti, patentë dhe karta banke). Në momentin që jam kthyer për t’i marrë, nuk i kam gjetur. Pas verifikimit të kamerave të sigurisë, rezulton se një person me biçikletë i ka marrë dhe është larguar. I bëj thirrje këtij personi që t’i rikthejë aty ku i ka marrë, përndryshe do të bëhet denoncim zyrtar në polici. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit