Bashkia Kamëz ka marrë vendimin që nga sot, qytetarët që përdorin transportin publik do të paguajnë më shtrenjt për biletat dhe abonetë mujore. Përkatësisht, çmimi i biletave nga 40 lekë shkon 50 lekë, ndërsa ai i aboneve nga 1 200 lekë në 1 400 lekë.
TVA News ishte sot në Kamëz për të pyetur qytetarët se si e pritën këtë vendim dhe çfarë do të thotë ky ndryshim për “xhepat e tyre”?
Me ironi shumë prej tyre u përgjigjën se çmimi duhet të rritet edhe më shumë, pasi ky popull mban ende.
“Ta bëjnë 200 biletën që të pasurohet shteti dhe bashkia, 50 lekë është shumë lirë,” tha njëri.
Një tjetër shtoi: “Ka qenë 40 lekë, tani është bërë 50 lekë. Për xhepin e shqiptarëve 50 lekë është shumë.”
“Pak e ka ky popull! Nuk ngrihet asnjë, të gjithë flenë gjumë dhe pajtohen me këtë gjest. Nafta është shtrenjtë, dhe për këtë fajin e ka qeveria. Po ta ulin naftën nuk ngrihet bileta,” tha një tjetër qytetar.
Duke mos pasur zgjidhje tjetër për të udhëtuar, shumica e qytetarëve e pranuan çmimin e rritur të transportit publik, pavarësisht se brenda vetes nuk pajtohen.
Shkrimi u mor nga TVA News!