Në rrugët e Tiranës, stresi i trafikut është kthyer në pjesë të përditshme të jetës. Herë faji i shoferëve, herë faji i policëve, trafiku është një nga situatat më stresuese në kryeqytet që jo vetëm rrit nervozizmin, por ndikon edhe në produktivitetin dhe shumë herë të cenon punën e ditës.
Një qytetar ka dërguar një video ku shihet qartë se si disa shoferë të papërgjegjshëm nuk respektojnë radhën dhe dalin nga korsia, duke hyrë në fund të daljes për t’u futur para të tjerëve. Një lëvizje e gabuar që bllokon dy korsitë e tjera dhe shkakton trafik.
Trafiku i Tiranës të plak para kohe, por shoferët vetëm me disiplinë dhe respekt mund të shmangin trafikun kaotik që rëndon jetën tonë çdo ditë. Mos harrojmë se rruga është e përbashkët. Secili prej nesh, bashkë me Rrugoren, ka përgjegjësi për ta bërë më të sigurt dhe pa trafik.