Disa zona të Mitrovicës pa ujë sot, shkak niveli i ujit në kanalin e “Ibër-Lepencit”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.11.2025, 12:12

Gjatë të shtunës do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor Ibër-Lepenc, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, gjë që do të ndikojë edhe në ujin e pijshëm.

Sipas KRU “Mitrovica”, në disa zona do të ketë mungesë të ujit.

“Ju njoftojmë se nga kompania ‘Ibër-Lepenc’ jemi informuar se gjatë ditës së sotme do të ketë zvoglim të nivelit të ujit në kanalin kryesor ‘Ibër-Lepenc’. Si pasojë e kësaj, Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc do të punojnë me kapacitet të reduktuar të prodhimit, gjë që mund të shkaktojë mungesë të ujit, veçanërisht në zonat e larta të qytetit dhe fshatrat përreth”, thuhet në njoftim. Ekipet po monitorojnë situatën dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e furnizimit sapo të stabilizohet niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit