Në redaksinë e JOQ ka mbërritur apeli prekës i Klea Bubës, vajzës së Astrit Bubës, i cili prej 21 vitesh është i paralizuar nga mesi e poshtë pas një aksidenti të tmerrshëm. Përveç paralizisë, babai i saj sapo ka marrë një diagnozë serioze për zgjerim të aortës, me diametër 8.8 cm, një gjendje që mund të jetë fatale çdo moment. Operacioni i ndërlikuar nuk mund të kryhet këtu, por tek spitali Hisar Intercontinental, Turqi, që do të kryejë ndërhyrjen.
Operacioni ka një kosto prej 50,000 eurosh, një shumë që familja nuk ka mundësi ta mbulojë, duke jetuar vetëm me pensionin e vogël të nënës së tij. Përpjekjet për ndihmë shtetërore ose nga fondacione të ndryshme kanë dështuar, dhe çdo ditë që kalon rrezikon jetën e babait të Kleas. Me lot në sy dhe shpresë tek Zoti dhe shqiptarët, Klea apelon tek çdo njeri me zemër të madhe që mund të kontribuojë për ta shpëtuar jetën e babait të saj.
Donacionet mund të bëhen në:
GOFUNDME: https://gofund.me/4f26f6ca4
IBAN: AL06 2121 1009 0000 0000 0224 1431
SWIFT: CDISALTRXXX
Banka: Credins Bank
Kontakti: 0689446946