Lajmëroni policinë nëse shihni këta dy persona, dyshohen për vjedhje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.11.2025, 12:00

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime.

Sipas organeve të rendit, rasti në fjalë ka ndodhur më 4 korrik në një qendër tregtare në komunën e Shtimes.

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët

“Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë: -stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit