Vrau kolegun kuzhinier, picieri te Komuna e Parisit: Më ngacmonte dhe fyente

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.11.2025, 11:53

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin Filip Shehu, i cili vrau me thikë kolegun e tij, kuzhinierin 34-vjeçar Indrit Ismaillari, në një lokal tek Komuna e Parisit. Autoritetet bëjnë me dije se ngjarja ndodhi mbasditen e 28 tetorit në lokalin “City Lounge”, pas një konflikti mes dy punonjësve të kuzhinës.

41-vjeçari ka deklaruar para gjykatës se shpesh herë është ndjerë i fyer dhe i ngacmuar nga viktima, duke theksuar se kolegu nuk kishte asnjë detyrë mbi të, por sipas tij e acaronte dhe mbante thikë duke thënë se nuk e shqetësonte fare. Shehu ka shtuar se ka mësuar vetëm një ditë më parë se Indrit Ismaillari kishte humbur jetën, pasi kishte ditur fillimisht vetëm për plagët e tij.

Ngjarja ka tronditur zonën dhe banorët, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet që çuan drejt këtij krimi të rëndë. Autoritetet po shqyrtojnë deklarimet e autorit dhe provat në vendngjarje për të përcaktuar çdo aspekt të veprimit dhe përgjegjësinë penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit