Në Shqipëri, të jesh shtatzënë shpesh do të thotë të rrezikosh karrierën. Edhe pse ligji garanton mbrojtje për gratë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, realiteti tregon një tjetër fytyrë, atë të diskriminimit të heshtur.
Një studim i fundit ka zbuluar se shumë gra përballen me presione, ulje page dhe pushime të padrejta nga puna sapo njoftojnë se janë shtatzëna.
Nga 207 gra të anketuara:
Për shumë prej tyre, fillimi i shtatzënisë shënon edhe fundin e sigurisë në vendin e punës. Në disa raste, punëdhënësit i kanë transferuar në pozicione më të ulëta, duke i penalizuar vetëm sepse janë në pritje të një fëmije.
Edhe pse Kodi i Punës ndalon çdo formë pushimi apo diskriminimi për shkak të shtatzënisë, zbatimi i ligjit mbetet i dobët. 88% e grave e dinë që largimi nga puna për këtë arsye është i ndaluar, por 93% nuk kanë bërë asnjë ankesë, nga frika se mund të humbasin përgjithmonë vendin e punës.
Ekspertët thonë se mungesa e kontrollit institucional dhe mentaliteti i vjetër në vendin e punës i lënë gratë pa mbrojtje reale.
“Në letra ligji është perfekt, por në praktikë, një shtatzëni shihet si pengesë, jo si gëzim,” – thuhet në raport.
Pas lindjes, 19% e grave nuk janë rikthyer më në punë, jo për zgjedhje personale, por sepse punëdhënësi ka refuzuar t’i marrë përsëri.
Në një vend ku fjalët “barazi gjinore” përmenden shpesh, shumë nëna të reja ndihen të padukshme. Derisa të ndryshojë kultura e punës dhe të ndëshkohen shkelësit, pyetja mbetet e njëjtë: duhet të zgjedhin mes punës apo fëmijës?