Belinda lë porosi: Nanos t’i hiqni prizën në orarin që unë do shkoj në SPAK

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.10.2025, 20:40

Burime pranë Orarit Zyrtar Të Shtetit bëjnë me dije se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kishte lënë “porosi paraprake” që ish-kryeministri Fatos Nano të ndërronte jetë saktësisht në momentin që ajo do të paraqitej në SPAK.

Sipas burimeve pranë qeverisë, vendimi është marrë “për arsye strategjike të komunikimit publik”, në mënyrë që vëmendja e mediave të mos shpërndahej në tema të parëndësishme si hetimet për vjedhjet në tendera.

Një zyrtar anonim deklaroi për “Ministrinë e së Vërtetës”:

“Kjo tregon respektin e Belindës për Partinë. Edhe në momente të vështira, ajo mendon për interesin e imazhit publik.”

Në orën 14:30, burime të tjera raportojnë se Nano ishte “plotësisht mirë”, ndërsa në 15:00, sapo Balluku hyri në SPAK, portale të shumta njoftuan ndërrimin e jetës së tij. Një analist që kishte mbetur pa tema komentoi:

“Ky është sinkronizim perfekt. As NASA s’e planifikon dot me kaq saktësi.”

Ndërkohë, zëra të pakonfirmuar nga selia rozë thanë se nëse Balluku do të thirret sërish nga SPAK, “pritet një ngjarje tjetër madhore”, me mundësi nga kategoria e “shtetarëve historikë” ose “akteve të dashurisë kombëtare”.

Qytetarët në rrjet reaguan menjëherë:

“Nëse çdo ministër ndërron vëmendjen me nga një lajm vdekjeje, s’na del popullsia deri në fund të vitit!”

Ndërsa burime pranë botës tjetër raportojnë se Fatos Nano është “i qetë dhe krenar që ndihmoi sërish Partinë në momentet e saj më të vështira.”

SHËNIM: Lajmi i mësipërm është FAKE NEWS.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit