Pas shefes SPAK thërret Gentian Gjylin, kreu i ARRSH do të paraqitet të hënën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 31.10.2025, 16:39

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është paraqitur sot për 50 minuta në SPAK. Numri dy i qeverisë është në hetim lidhur me çështjen e Tunelit të Llogarasë, ku dyshohet për shkelje të barazisë në tenderë.

Në hyrje të SPAK, Balluku nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat dhe ka shmangur pyetjen nëse do të japë dorëheqjen. SPAK, deri më tani, ka qëndruar i rezervuar mbi këtë rast, por hetimet duket se janë lidhur me dosjen e ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, i cili është dërguar për gjykim.

Nga hetimet, dyshohet se bisedat e zbuluara në katër celularët e sekuestruar të Berberit kanë çuar SPAK te Balluku, por edhe te bashkëpunëtorët e saj. Në SPAK nuk është thirrur vetëm Balluku, por edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës. Të hënën, në orën 09:30, pritet të paraqitet edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli në lidhje me çështjen Balluku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit