Nën hetim nga SPAK, Belinda Balluku: Jam shpresëplotë tek drejtësia

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.10.2025, 16:18

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është paraqitur këtë të premte në ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje për rreth 40 minuta në lidhje me një çështje që ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Pas daljes nga godina e institucionit, Balluku foli shkurt për gazetarët, duke konfirmuar se ishte thirrur nga SPAK dhe se kishte pranuar të jepte shpjegimet e kërkuara “në respekt të organeve të drejtësisë”.

“Në respekt të organeve të drejtësisë kam pranuar kërkesën e SPAK për një çështje në hetim. Si zyrtare publike e shoh si një proces që jam shpresëplotë që do të jetë i bazuar në llogaridhënie dhe parimet e drejtësisë,” – deklaroi Balluku.

Zëvendëskryeministrja nuk dha detaje mbi natyrën e hetimit apo çështjen konkrete për të cilën është thirrur, duke theksuar se procesi është në fazë verifikimi dhe se respekton plotësisht institucionet e drejtësisë.

Ndërkohë, mësohet se Balluku është përfaqësuar nga avokatja Pamela Qirko, e cila është motra e saj dhe ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

SPAK nuk ka dhënë ende asnjë reagim zyrtar lidhur me arsyet e thirrjes së zëvendëskryeministres.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit