39-vjeçari në Pogradec vetëvaret në oborrin e shtëpisë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 31.10.2025, 16:24

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit, ku një 39-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, në oborrin e banesës.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, ndërsa nga hetimet e para dyshohet se shtetasi T. Xh., 39 vjeç, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit