Lush Osmani rriti çmimin e biletës, kamzalinjtë: Po ngjeshemi në autobusa, vonohen shumë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.10.2025, 16:02

Duke filluar nga nesër, datë 1 Nëntor,

qytetarët që udhëtojnë me linjën Kamëz–Tiranë do të përballen me rritje të çmimit të biletës në 50 lekë dhe abonesë 14 mijë lekë, vendim që është marrë në fshehtësi dhe bashkëpunim me Bashkinë Kamëz të Rakip Sulit.

Përdoruesit e linjës thonë se operatori Shpresa Al me Lush Osmanin në krye nuk plotëson standardet bazë për transportin publik.

Ata thonë se urbanët dhe linjat e vogla që lidhin Kamzën me Tiranën shpesh qarkullojnë me vonesa deri në 20 minuta, ndërsa mjetet janë mbingarkuar, duke krijuar situata ku pasagjerët detyrohen të udhëtojnë në kushte të vështira.

Në disa raste është raportuar edhe për persona që kanë humbur ndjenjat për shkak të mungesës së ajrosjes dhe numrit tej kapacitetit të udhëtarëve.

Sipas qytetarëve, mungesa e faturinove dhe mosreagimi i autoriteteve ndaj kësaj situate ka shtuar pakënaqësinë mes banorëve të Kamzës, të cilët kërkojnë ndërhyrje për përmirësimin e shërbimit urban dhe rishikimin e çmimit të biletës.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje Joq! Po jua nis kete foto me rastin e rritjes se biletes te urbanit Kamez -Tirane te Lush Osmanit. Si fillim zoteria rriti biletat dhe te linjave te vogla urbane qe te qojne ne kamez i la dhe pa faturino dhe vonohen 20 minuta dhe kjo eshte gjendja shtypemi me njeri tjetrin.

Nderkohe bileta 40 leke dhe askush s beri ze. Gjjthashtu dhe tek urbanet e kamzes ndodh cdo dite vonesa dhe shume njerez ne urban ku ka dhe raste qe njerezve ju bie te fiket . Kjo eshte e patolerueshme dhe askush nuk ngrihet Ju lutem postojeni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit