Pasi u mor në pyetje për 40 minuta, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga SPAK. Në fjalën e saj para mediave, Balluku u shpreh e gatshme për të bashkëpunuar me organin e drejtësisë, për një çështje që është në hetim nga ana e SPAK por nuk dha detaje.
“Në respekt të emër të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje nën hetim. Si një qytetare e Rep. Shqipërisë dhe si zyrtare, e shoh këtë si një proces që do të jetë i bazuar në transparencën dhe llogaridhënien e drejtësisë që besojmë”, tha Balluku pasi doli nga SPAK.