Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një thirrje zemre, nga një familje e thjeshtë në Berat, e cila po përballet me një dramë të rëndë. Dajli i tyre Artenis Taraj, vetëm 22 vjeç, është diagnostikuar ditët e fundit me leuçemi akute mielo-monocitare, një formë tepër agresive e kancerit të gjakut. Deri para pak ditësh, Artenisi ishte një djalë plot jetë, por papritur shëndeti i tij u përkeqësua dhe mjekët konfirmuan lajmin tronditës që i ndryshoi gjithçka.
Aktualisht, Artenisi ndodhet në spitalin QSUT nën kujdesin e mjekëve, por sipas tyre, shpresa e vetme për shpëtim është një trajtim urgjent jashtë Shqipërisë. Çmimi i ndërhyrjes është i papërballueshëm për familjen, ndërsa çdo ditë që kalon është jetike. Prindërit e tij, me lot në sy dhe zemrën copë, kërkojnë ndihmën e çdo shqiptari brenda dhe jashtë vendit. Ata thonë se çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë mrekulli për të shpëtuar jetën e djalit të tyre të vetëm.
Nëse dëshironi të ndihmoni Artenisin në këtë betejë për jetë, mund të kontribuoni në faqen zyrtare të ndihmës: https://gofund.me/bd584f9c7 ose në llogaritë bankare të BKT, në emër të babait të tij:
IBAN (LEK): AL0520511179012377CLIDCLALLO
IBAN (EURO): AL8920511179012377CLIDCFEURO
IBAN (USD): AL7420511179012377CLIDCFUSDO
IBAN (GBP): AL0420511179012377CLIDCFGBPO
Tel: 0695422515
Artenis mund të shpëtohet me ndihmën tonë sot!