Në një denoncim të mbërritur në redaksinë e JOQ hidhen dhe zbardhen akuza të forta për Dhomën e Avokateve, e drejtuar e monopolizuar nga Maks Haxhia.
I riu shpjegon se janë organizuar dy provime për të dhënë 400 licenca të reja avokatesh, duke e çuar totalin e licencave në 15,000 për gjithë Shqipërinë. Për krahasim, 350 licenca u dhanë në prill.
Por provimet janë të fshehta: nuk ka asnjë listë se kush hyn, kush fiton apo sa fitojnë pjesëmarrësit. Nuk ka shpallje publike dhe asnjë informacion në faqen zyrtare të Dhomës së Avokatësisë. Për të marrë licencën, duhet të shkosh personalisht, ndërsa pazari i licencave shkon nga 1 deri në 3 mijë euro nën dorë, sipas burimeve pranë institucionit. Sekserët e Maksit, përfshirë Mond Koninin me shokë, thuhet se menaxhojnë këtë proces.
Për të hyrë në provim, kandidatët duhet të kalojnë një vit në shkollën e avokatisë, ku paguhet 500 mijë të vjetra në fillim dhe 500 mijë në përfundim të kursit. Provimi për licencë kushton 100 mijë të vjetra, ndërsa për të marrë vetë licencën, paguhet 1 milion e 300 mijë të vjetra. Nëse avokati fillon praktikën, paguan 200 mijë në vit. Sipas raportimeve, kjo do të thotë se 2,300 euro paguhen vetëm për licencën, pavarësisht nëse avokati e përdor ose jo.
Numri i licencave të avokatësisë ka arritur tashmë 14,700, dhe me provimet e ardhshme do të shkojë në 15,000. Rreth gjysma e tyre janë aktive, ndërsa 10,000 i ka dhënë Maks Haxhia vetë.
Provimet duket se bëhen vetëm për të përfituar paratë. Ky vit parashikon një fitim prej 1.6 milion euro për xhepin e Dhomës së Maksit, pa llogaritur ryshfetet për licencat. Që nga viti 2015, sipas burimeve, 20 milion euro janë futur në xhepin e Dhomës së Avokatësisë.
Sipas denoncimit, licencat jepen pa kontroll, përfshirë njerëz që nuk kanë qenë asnjëherë në Shqipëri, persona në kërkim, me diploma të falsifikuara, inxhinierë pyjesh, policë dhe infermierë, pa asnjë lidhje me profesionin e avokatit.
Për Shqipërinë, kjo do të thotë 1 avokat për çdo 160 banorë, shifër që asnjë vend tjetër i botës nuk e ka. Shteti, sipas denoncimeve, është dorëzuar përballë këtij sistemi, i cili quhet AVOKATI.
Bojkotet e fundit nuk kanë prekur procesin e provimeve, pasi, thuhet, janë marrë paratë për 40 licenca kallp dhe 600 mijë euro tarifa. Kodi i ri penal, i bekueshëm nga Maks Haxhia dhe ortakët e tij, do miratohet dhe publikohet nga gruaja e tij, Drejtoreshë e QPZ.
Denoncuesi paralajmëron se avokatët e vërtetë po mbyllin zyrat, duke u detyruar të emigrojnë dhe të punojnë si infermierë, ndërsa merceologët e Maksit pushtojnë tregun e licencave të avokatëve.
DENONCIMI:
"Nesër dhe pasnesër, Dhoma e Avokateve, me në krye Maks Haxhia, bën dy provime për të dhënë 400 licenca të reja. 350 u dhanë në prill. Provimet bëhen fshehurazi; nuk ka asnjë listë se kush hyn, kush fiton, sa fitojnë. Asnjë shpallje, asnjë e dhënë në faqen zyrtare të Dhomës së Avokatësisë. Duhet të shkosh në vend për të marrë licencën… pazari është 1–3 mijë euro nën dorë. Kush i merr? Sekserët e Maksit (Mond Konini me shokë).
Për të hyrë në provim, duhet të bësh shkollën e avokatisë një vit. 500 mijë të vjetra paguhen në fillim të hyrjes në shkollë dhe 500 mijë në përfundim. Për të hyrë në provim për licencë, paguhet 100 mijë të vjetra. Me të marrë licensën, paguan “pelerinen” 1 milion e 300 mijë të vjetra. Nëse fillon ta ushtrosh avokatinë, paguan 200 mijë në vit. 2,300 euro janë të garantuara që do t’i paguash, edhe nëse nuk fillon punën si avokat, vetëm për licencën. S’të pyet kush do e përdorësh apo jo, vetëm paguaj lekët.
Numri i licencave të avokatësisë ka arritur 14,700; me provimin që bëhet nesër dhe pasnesër, numri shkon në 15,000 licenca avokatesh në gjithë Shqipërinë. Rreth gjysma janë aktive. 10,000 i ka dhënë Maksi.
Pse bëhen provimet? Si bëhen? Kush futet në provim për avokat?
Provimet bëhen vetëm për paratë që fitohen dy herë në vit. Këtë vit futen në xhepin e Dhomës së Maksit 1.6 milion euro, pa llogaritur ryshfetet për të marrë licencën. 20 milion euro prej vitit 2015 janë futur në xhepin e Dhomës së Avokatësisë, që quhet Dhoma e Maks Haxhisë.
Licencat shiten, jepen me taraf; asnjë nuk kontrollohet. Shteti hesht, se avokatët e Maksit janë të pavarur. Kanë marrë licensën njerëz që s’kanë qenë fare në Shqipëri, persona në kërkim, persona me shkolla falso, inxhinierë pyjesh, policë, infermierë, lloje të ndryshme profesionesh që s’kanë asnjë lidhje me avokatinë.
15,000 licenca avokatesh për 2.4 milion banorë që ka Shqipëria (sikur t’i ketë), i bie 1 avokat për 160 banorë. Asnjë vend i botës nuk ka kaq shumë avokatë për banorë. Shteti është dorëzuar nga ky maskarallëk me emrin AVOKATI!
Bojkot kot! Pse bojkoti i fundit për kushëririn e Maks Haxhisë nga Gjirokastra, nuk përfshiu edhe anulimin e përgatitjeve për provimin e Avokatësisë, ashtu si u anulua tryeza për Kodin Penal? Sepse janë marrë paratë/ryshfet për 40 licenca kallp dhe 600 mijë euro tarifa që paguhen këto ditë.
Kodi i ri penal i Arben Rakipit ka bekimin e Maksit dhe ortakut të tij, Artan Hajdari, të dy anëtarë të Shkollës së Magjistraturës. Ja pse nuk flet kundër Kodit Penal: Maks bojkoti. Kodi penal do miratohet dhe, kur të dalë në Fletore Zyrtare, do publikohet nga gruaja e tij, që është Drejtore e QPZ.
Kjo është e vërteta që nuk e tregon njeri, sepse të gjithë duan nga një licencë avokati në xhep!
Verifikoni shifrat – milionat që fitohen çdo vit dhe avokatia që rrënohet çdo ditë, derisa të hyjmë në Evropë në 2030, ku çdo shqiptar do të bëhet avokat, po pagoi 2,300 euro!
Avokatët e vërtetë po mbyllin zyrat, sepse ato po i pushtojnë merceologët e Maks Haxhisë.
Respekte nga avokatët e varfër që po ikin në emigrim për të punuar infermierë."