Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 31.10.2025, 15:11

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Pak minuta përpara mbërritjes së saj, në SPAK u paraqit edhe motra e saj, avokatja Pamela Qirko, e cila pritet ta asistojë gjatë procesit.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme bëjnë me dije se Balluku është thirrur në cilësinë e personit nën hetim në lidhje me procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të ri të Llogarasë, një projekt me vlerë të konsiderueshme financiare dhe me rëndësi strategjike për infrastrukturën kombëtare.

Ende nuk dihen detaje të tjera mbi pyetjet apo provat që do t’i paraqiten zëvendëskryeministres gjatë marrjes në pyetje, ndërsa pritet që SPAK të bëjë publik më vonë informacion zyrtar mbi ecurinë e hetimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit