Pas disa javësh në luftë me jetën në një spital privat në kryeqytet, ka ndërruar jetë, ish-kryeministri Fatos Nano!
Një muaj e gjysmë më parë festoi ditëlindjen e 73-të, e ndërsa sot ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano mbylli sytë përgjithmonë. Nano vuan prej kohësh vuante nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), një problem serioz respirator.
Fatos Nano ka qenë një prej figurave kyçe në politikën shqiptare pas viteve '90, duke shërbyer si kryeministër dhe si kryetar i Partisë Socialiste nga viti 1991 deri në 2005. Pas tërheqjes nga jeta politike, ai ka qëndruar larg vëmendjes publike.