KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË DEAN TË KONTRIBUOJ PËRMES LINUKT TË GOFUNDME
Familja e vogëlushes Dea, vetëm 10 vjeç, po përjeton një tragjedi të dyfishtë dhe një periudhë jashtëzakonisht të vështirë.
Pas më shumë se 4 vitesh luftë me kancerin, gjyshja e Deas, që ka qenë burimi kryesor i forcës për familjen, ka ndërruar jetë dje, pas një sëmundjeje të gjatë. Ndërkohë, një tjetër goditje e rëndë ka tronditur familjen, Dea është diagnostikuar me leucemi akute, me përfshirje në 80% të trupit të saj.
Pasi mjekët në Tiranë nuk mundën të ofronin më trajtim të specializuar, Dea është dërguar në Spitalin e Padovës në Itali, ku do të ndjekë një trajtim intensiv që pritet të zgjasë të paktën 2 vjet. Mjekët po bëjnë gjithçka të mundur, por rruga drejt shërimit është e gjatë, e mundimshme dhe kërkon mbështetje të vazhdueshme.
Familja e saj, tashmë e rraskapitur emocionalisht dhe financiarisht nga trajtimi shumëvjeçar i gjyshes, nuk ka më mundësi për të përballuar shpenzimet e mëdha të kurimit, udhëtimit dhe qëndrimit në Itali.
Ky apel është një thirrje zemre për të gjithë shqiptarët çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë diferencën midis shpresës dhe dorëzimit. Çdo ndihmë financiare do të përdoret për të mbuluar trajtimin e Deas, ilaçet e specializuara, analizat, si dhe kostot e qëndrimit pranë saj.Të japim nga pak që ajo të ketë një shans për të jetuar, për të buzëqeshur sërish dhe për t’u kthyer në shtëpi.