+360 MLN Lekë dhuratë Klodian Allajbeut, pse nuk hetohet shefi oligark i ministres së Shëndetësisë?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31.10.2025, 14:38

Një tender publik që supozohet të garantojë shërbimin e evadimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore ka ngjallur dyshime të forta për favorizim dhe mungesë transparence.

Çuditërisht, garues në këtë procedurë prokurimi të Spitalit Vlorë me drejtoreshë Lorena Arapin ishte vetëm një operator ekonomik, ECO RICIKLIM shpk i oligarkut të shëndetësisë Klodian Allajbeu, u shpall fitues i 360 MILION Lekëve pa TVSH.

Në praktikë, kjo do të thotë se tenderi ishte formalitet, pasi konkurrenca reale mungonte. Allajbeu, i cili prej vitesh është aktiv në fushën e Shëndetësisë, taahmë edhe si shef i ministes së këtij sektori, ka fituar kontrata të dyshimta publike në të gjithë Shqipërinë dhe nuk është vënë nën hetim nga SPAK.

Tenderi, i shpallur më 31 Korrik 2025, u mbajt më 1 Shtator 2025, duke lënë vetëm një ditë për dorëzimin e dokumenteve, një praktikë që duket e dizajnuar për t'i futur lekët në xhep Allajbeut shpejt e shpejt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit