Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se rreth orës 21:15 dy automjete janë përplasur në rrethana ende të paqarta.
Si pasojë këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve me iniciale M.M dhe është plagosur drejtuesi i mjetit Benz C 220 dhe fëmija i tij i mitur.
I riu është nisur drejt Tiranës për trajtim mjekësor të specializuar, ndërkohë të plagosurit e tjerë po trajtohen në spitalin Rajonal të Shkodrës.
Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje rreth këtij aksidenti.
