23-vjeçarja i kërkon falje të fejuarit: “E dua pafund, por xhelozia më bëri ta lëndoj”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.10.2025, 21:49

Një mesazh i ndjerë dashurie dhe pendese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një vajzë 23-vjeçare, e cila ka zgjedhur ta bëjë publike kërkesën e saj për falje ndaj të fejuarit.

E reja tregon se është shumë e dashuruar me partnerin e saj, por pranon se shpesh e ka tepruar me xhelozinë, duke i “nxirë ditën” pa arsye. Në mesazhin e saj, ajo shpreh se ndjehet keq për sjelljen e tepruar dhe se do të punojë me veten për ta përmirësuar këtë anë të marrëdhënies.

Me shumë ndjeshmëri dhe sinqeritet, vajza e përshkruan partnerin si “personin e duhur që ka pritur gjithë jetën” dhe i kërkon falje publikisht, duke theksuar se e do “pa kushte”. Ajo shpreson që i fejuari ta lexojë mesazhin, pasi siç shkruan: “ai ju ka follow” në rrjetet sociale.

Në fund, vajza përcjell edhe një mesazh për të gjithë: të mos humbasin besimin në dashurinë e vërtetë, edhe pse bota shpesh duket e ftohtë dhe e pashpirt.

Mesazhi i plotë i vajzës:

Përshëndetje JOQ, shpresoj të jeni mirë! Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin. Ndoshta do ta bëni publike, ndoshta jo — thjesht po provoj fatin Jam një vajzë 23-vjeçare, e fejuar me një djalë që e dua shumë. Jam shumë e lumtur me të. E dua pafund dhe, sinqerisht, në këtë botë të shpifur plot pabesi dhe budallallëqe, kurrë nuk më ka shkuar në mendje t’i bëj diçka të keqe — kurrë në botë! E dua pafund, pa kushte. Gjithë jetën time kam pritur për personin e duhur dhe nuk kam dashur të harxhoj kohë kot me askënd. Problemi është se jam shumë xheloze… kur thjesht mendoj se ndonjë vajzë mund ta shohë, më djeg xhelozia! Nuk është gjë e mirë, jam e vetëdijshme për këtë dhe dua t’i kërkoj falje të sinqertë sepse shumë herë ia kam nxirë ditën pa lidhje. Sot e teprova më shumë se çdo herë tjetër. Dua t’i them që e dua dhe i kërkoj falje pa pasur turp. Ai ka bërë gjithçka për mua dhe nuk më duket e drejtë kjo sjellje. E dua dhe i kërkoj falje Shpresoj që çdo njeri të gjejë dashuri të pastër dhe të sinqertë në këtë botë të frikshme. Ndihem shumë keq kur e teproj me xhelozinë pa arsye, sepse në çdo gjë tjetër jam shumë korrekte dhe Zoti e di sa e dua dhe sa e sinqertë jam me të. Do mundohem të punoj me veten dhe të mos jem kaq e tepruar në këtë gjë. Nuk po dija si t’i kërkoja ndryshe falje. Ndoshta edhe kjo është mënyrë e gabuar, por pse mos ta provoja dhe këtë gjë? Në rrjete sociale jemi shpesh dhe jam e sigurt që ai do ta shohë sepse ju ka follow. Të kërkoj falje dhe të dua shumë, Misi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit