Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Dishnicë, pranë një karburanti.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një motor, ku për pasojë drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Deri më tani shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta.