Lul Basha paraqitet në SPAK

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.10.2025, 16:21

Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Burime bëjnë me dije se Basha është thirrur për të dëshmuar lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011, në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Në atë kohë, ai mbante detyrën e ministrit të Brendshëm, kur gjatë protestës së opozitës përpara godinës së Kryeministrisë u vranë katër qytetarë nga plumbat e Gardës së Republikës.

Hetimet për 21 janarin janë rihapur nga SPAK pas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila e cilësoi ngjarjen si “krim shtetëror”, duke i hapur rrugë një procedimi penal të ri për disa ish-zyrtarë të lartë. Çështja përfshin hetime mbi rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, ish-kreut të Gardës Ndrea Prendi dhe të tjerëve.

Aktualisht, SPAK po punon për të zbardhur përgjegjësitë individuale dhe zinxhirin e vendimmarrjes që çuan në vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm, një nga ngjarjet më të rënda politike në historinë e pluralizmit shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit