Liverpool ka hyrë në një spirale të errët krize, nga e cila duket se ka shumë të vështirë të dalë. Skuadra kampione e Anglisë u eliminua mbrëmjen e së mërkurës nga Crystal Palace në Carabao Cup, duke humbur 3-0 në Anfield, një rezultat që nuk është regjistruar që nga shkurti i vitit 1934.
Por shqetësimi më i madh për tifozët dhe klubin nuk është vetëm eliminimi nga kompeticioni. Performanca e Liverpool në këtë fazë të sezonit është shqetësuese: në pesë ligat më të rëndësishme evropiane, ekipi po shfaqet si një nga skuadrat më të dobëta, duke ngritur dyshime për formën dhe moralin e lojtarëve.
Situata ka shtuar edhe presionin mbi trajnerin Arne Slot, i cili duket se po vuan për të gjetur një zgjidhje ndaj ecurisë së dobët. Holandezi madje evitoi konferencën për shtyp përpara ndeshjes për shkak të tensionit gjithnjë në rritje. Në rast se rezultatet negative vazhdojnë, Slot mund të bëhet trajneri i tretë i shkarkuar këtë sezon në Premier League, pas Vitor Pereira te Wolverhampton dhe Nuno Espirito Santo.
Liverpool tani ka një qëllim të qartë: të evitojë rekordet negative të së shkuarës. Humbja e radhës mund të sjellë përsëritjen e ngjarjes së vitit 1953, kur The Reds humbën pesë ndeshje radhazi në futbollin anglez, një seri që askush në Anfield nuk dëshiron ta shohë përsëri.