I dehur në timon, momenti kur shoferi i “Porsche” përplas për vdekje 17-vjeçarin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.10.2025, 15:48

JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet e rënda nga aksidenti tragjik që i mori jetën 17-vjeçarit Leandeo Shametaj.

Nga pamjet duket momenti kur mjeti tip “Porsche” përplas motorin me të cilin po lëvizte viktima, duke e tërhequr për disa metra dhe i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën.

Policia ka konfirmuar zyrtarisht se shoferi i Porsche-it ishte i dehur në momentin e aksidentit. Viktima, Leandro Shametaj, punonte si kamerier në një lokal në qytetin bregdetar dhe po kthehej nga puna me motor kur u përfshi në këtë aksident fatal.

Autori i aksidentit është lënë në burg nga gjykata e Vlorës por familjarët e 17-vjeçarit kërkojnë ashpërsim të ligjit për raste të tilla.

Daja i viktimës u shpreh për mediat:

“Ne kërkojmë nga drejtësia që, vërtetë ai ka marrë atë çka meriton, por kërkojmë që të ashpërsohet ky ligj. Nuk ishte një aksident, për ne është vrasje me dashje. Në momentin që ecën me 200 km/h në bulevard dhe je i dehur, nuk ka fjalë për ne… Nuk arrijmë dot ta besojmë këtë gjë. Kërkojmë që të ashpërsohet ligji, nuk është thjesht shkelje e qarkullimit rrugor, është vrasje me dashje.”

This is a disclaimer for Instagram/Facebook. This publication is an informative report on real-life events. While the content may be considered sensitive by certain viewers, it is not intended to encourage, promote, or glorify harm in any form. As an independent media platform, we share this information solely for the purpose of transparency and public awareness.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit